Thu04242014

Last update09:19:26 PM GMT

Font Size

Profile

Menu Style

Cpanel

Kam deshire te mesoje leximin e Kuranit por ska kush te me mesoj

  • PDF

PYETJA:

Esselam Alejkum te nderuar.

Jam një motër muslimane dhe kam deshire te mesoje leximin e Kuranit por ska kush te me mesoj. A eshte e mundur kjo te realizohet nga une pa ndihmen e dikujt,apo kjo gje eshte e pamundur dhe une mos te filloj te mesoj vete e te heq dore?

PËRGJIGJA:

alejkum selam

FALËNDEROJ ALLAHUN, SALAVATET DHE  SELAMET JA DËRGOJMË PROFETIT TONË…

Të heqesh dorë nga mësimi i leximit të Kuranit nuk ben assesi sepse kjo do te thote dorëzim i cili e gëzon shejtanin e muslimani nuk duhet te dorezohet.

Të keshilloj qe deri në maksimum te mundohesh te gjesh ndonje moter muslimane e cila do të ndihmonte mesimin e shkronjave te Kuranit dhe leximin e tij. Duhet te kerkosh sa me shumë sepse mendoj se në çdo qytet ka motra muslimane te cilat mesojnë nxënëse nëpër vende të ndryshme ose së paku edhe nëse nuk kanë qenë aktive deri tash mendoj se do të ndihmonin ty duke mos të refuzaur.

Nëse nuk arrin të gjesh mësuese atëherë interesohu që të sigurosh ndonjë libër të mirë dhe të lehtë gjithashtu ndonjë program interneti që së paku do të ndihmonte ngapak në këtë nismë derisa të dalë ndonjë femër që do ta mësonte këtë lexim.

Të lejohet shkuarja edhe tek hoxha për të mësuar leximin e Kuranit por kushtëzohet që gjithmonë të jesh e shoqëruar me ndonjë mahrem-burrë të familjes me të cilin të ndalohet martesa, si babai, vëllai, xhaxhai, djalim, gjithashtu edhe burri, etj.

Allahu e di më së miri!

Lulzim Susuri

03/2/2012

Add comment