Wed04232014

Last update09:19:26 PM GMT

Font Size

Profile

Menu Style

Cpanel

Gënjeshtra e lejuar në Islam

  • PDF

 

(a lejohet ta gënjej shtetin?)

Pyetje:

A ka raste kur lejohet gënjeshtra në Islam dhe a bënë pjes në të gënjimi i shtetit?

Përgjigja:

Bismilahi rrahmani rrahim

Falënderoj Zotin kurse salavatet dhe selamet ja dërgoj Profetit të Tij, familjes, shokëve të tij dhe të gjithë besimtarëve deri në shkatrrimin e kësaj bote...

Parimisht duhet ditur se gënjeshtra në fenë tonë konsiderohet prej veprave më të  rrezikshme dhe bën pjesë në mëkatet e mëdha.

Mirëpo ka tri raste kur ajo lejohet dhe për të njeriu shpërblehet e nuk dënohet. Këto tri raste janë përmendur në hadithin e saktë të Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili na i tregon ato.

Këto raste janë:

1- Ndërmjet bashkëshortëve për të shtuar dashuri mes tyre.

2- Personi i tretë që është ndërmjetës mes dy besimtarëve të hidhëruar për t’i pajtuar ata.

3-Gënjeshtra e armikut.

Këto janë tri raste kur sheriati e lejon gënjeshtrën ndërsa raste tjera nuk përmenden ku lejohet ajo. Por duhet pasë kujdes në këto raste të që të jetë për të mirë e jo për keq, kam për qëllim që prej tyre të përfitojnë muslimanët e jo të kenë pasoja.

Tek gënjeshtra në mes bashkëshortëve kushtëzohet që të jetë me limit e jo të kuptojnë palët se janë duke e gënjyer njëri-tjetrin dhe kështu të fillojnë dyshimet apo të fillojnë të mos i besojnë njëri-tjetrit.

Duhet pasë kujdes edhe realitetin se kjo është e lejuar vetëm në ato fjalë që e shtojnë dashurinë mes vete e jo gjëra të ndaluara. Ta ilustrojmë me shembuj: është e lejuar që burri nëse i blenë gruas një dhuratë e ajo të mos e pëlqejë sa duhet por për hir të shtimit të dashurisë mes tyre të pohojë se kjo është dhurata më e çmuar që ajo ka marrë,  dhe e kundërta gënjeshtra që nuk lejohet është që burrin nëse gruaja e pyet ku ishte deri në këto orë të vona të natës ai të mos e gënjejës duke i thënë se isha në xhami ndërsa në fakt ai ka qenë në komor, në zina, në alkool, etj. sepse kjo lloj gënjeshtre nuk futet në radhët e asaj që lejohet në Islam.

Rasti i dytë; ai i gënjeshtrës për t’i ndrequr dy persona mes tyre është i qartë, pra personi që qëndron mes dy palëve të hidhëruara për të arritur tek pajtimi i lejohet që të shtojë dhe gënjejë fjalë nga vetja duke i transmetuar tek secila palë kinse i ka thënë pala tjetër e kështu ta zbusë situatën.

Lufta është strategji dhe në të është e lejuar edhe gënjeshtra karshi armikut. Nëse një musliman mund të kontaktojë apo zihet rob nga armiku dhe pyetet se sa është numri i muslimanëve apo ku janë pozicinet e tyre ose gjëra të tjera atëherë atij i lejohet të gënjejë. Po ashtu i lejohet të gënjejë nëse futet në tokat e armikut dhe e pyesin se kush je ai mund të mos tregojë drejtë, e raste tjera të shumta të gënjeshtrës kundër armikut.

Nga ky sqarim i shkurtë arrijmë të kuptojmë se në të gjitha rastet ajo është për të mirën e palës muslimane, për të mirën e bashkëshortëve, të vëllezërve musliman dhe të shtetit Islam, pra ka të bëjë me shtëpinë Islame, me shoqërinë Islame dhe me shtetin Islam.

Duhet pasur kujdes çdo musliman që përveç këtyre rasteve të mos mendojë se lejohet gënjeshtra. Kam pasë rastin të dëgjoj apo edhe të pyetem se lejohet apo a lejohet ta gënjesh shtetin. Bazuar në këtë që përmendëm nuk lejohet një gjë e tillë dhe muslimani duhet të jetë njeri i drejtë dhe stabil me gjithsecilin duke përfshirë këtu edhe shtetin ku jeton ai. Ky është parim dhe rregull që duhet pasë parasysh gjithsecili ndërsa rastet specifike siç ishte rasti i shtetit serb gjatë okupimit të Kosovës e të ngjashme me të ato trajtohen në mënyrë të veçantë dhe për rastet të tilla jepen fetva specifike sipas nevojës dhe rrethanave të krijohen në vend duke pasë kujdes se shteti i tillë a futet në radhët e armiqve apo të aleatëve apo është shtet neutral. Prandaj mosngutja është detyrë e çdo besimtari kurse ngutja vie prej shejtanit.

Allahu e di më së miri!

Me respekt:

Lulzim Mehmet Susuri

10/12/2011

 

Add comment