Wed04232014

Last update09:19:26 PM GMT

Font Size

Profile

Menu Style

Cpanel

WWW.EHLIHADITHI .COM

  • PDF

Mbushi njëqind ditshin e parë

Allahut i takojnë të gjitha falënderimet, kurse përshëndetjet dhe lëvdatat e Tij janë për Profetin tonë ,familjen, shokët dhe gjithë besimtarët që e ndjekin rrugën e tij...

Të nderuar besimtarë, dashamirës së dijes dhe Islamit, tashmë ju e dini se faqeve të shumta Islame të cilat janë në internet i është bashkuar edhe faqja Islame me emër e adresë: www.ehlihadithi.com e cila është faqe Islame që zakonisht merret me shtjellimin e haditheve profetike, me rregullat e shkencave të hadithit, saktësinë e haditheve, kuptimin e tyre, biografi dijetarësh por ka në vete edhe rubrikën e quajtur: “Tema të lira” në të cilën vendosen tema të ndryshme si analiza, reagime, etj. gjithashtu kemi edhe linkun e pyetjeve dhe përgjigjeve ku në të parashtrohen pyetjet e lexuesve dhe pastaj publikohen edhe përgjigjet e dhëna.

Kjo faqe Islame sot po mbush njëqind ditshin e parë të saj me këtë dizajn të ri (kurse si faqe ka ekzistuar tash e një vit por me disa ndërprerje kohore).

Duke e kontrolluar gjendjen e saj faqja me këtë dizajn dhe me një përkushtim të madh nga administratori dhe ndihmësit e tij ka arritur të ketë një përmirësim të madh në vizita, lexim të temave, marrje dhe vendosje të temave nëpër faqe të tjera Islame etj. kështu që faqja deri tani numëron këto statistika të klikimeve në të:

Muajin e parë:

Në muajin e parë kemi pasur nga 50 deri 250 klikime maksimumi në dite. Për një mua kishte rreth 6.000 klikime që do të thotë mesatarja 200 klikime në ditë.

Muajin e dytë:

Në muaji e dytë kishte nga 200 deri në 500 klikime ditore. Këtë muaj kishte rreth 11.600 klikime që do të thotë rreth 380 klikime ditore.

Muajin e tretë:

Në muajin e tretë klikimet më të ulëta ditore kanë qenë nga 520 kurse më i larti është shënuar 1144 duke mos harruar se katër ditë ky numër ka kaluar një mijëshin. Ndërsa mesatarja për këtë muaj ka qenë diku 700 klikime ditore, numri total i të cilave arriti 21.373 klikime.

Ndërsa temat më të interesuara për lexuesin janë linku që përmban temat e komentimit të haditheve dhe ai i biografisë së dijetarëve.

Nuk ka dyshim se të gjitha faqet islame janë të rëndësishme porse faqen tonë nga shumë faqe tjera e dallon fakti se të gjitha punimet që ekspozohen në të janë punime autoriale dhe zakonisht të veçanta për këtë faqe (eventualisht disa janë të publikuara më herët) por me rëndësi është se shumica e punime janë ekskluzive dhe fillimisht vendosen në këtë faqe pastaj shpërndahen në faqet tjera.

Tjetër fakt i rëndësishëm është se nga faqja jonë ka të drejtë çdo mysliman të marrë tema dhe shkrime por me kusht që të mos ndryshojë asgjë prej saj, gjithashtu ta përmendë emrin e autorit dhe burimin nga ku e ka marr temën. Vetëm këto kushte kërkohen në marrjen e punimeve tona dhe publikimin kudo qoftë tjetër.

Lus Allahun të na begatojë të gjithëve dhe të na bëjë të sinqertë në punët tona!

Selam alejkum

Lulzim Susuri

30/06/2011

Add comment